Në një kohë që janë numëruar thuajse gjysma e kutive të votimit në rang vendi, mazhoranca udhëheq bindshëm në bashkitë kryesore si dhe në pjesën më të madhe të tyre. Ashtu siç u tha nga sondazhet si IPR Marketing, Aleanca për Shqipërinë Evropiane po respekton pritshmërittë duke ruajtur kështu qeverisjen në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
Ndërkohë mazhoranca po shkon drejt fitores së sigurt edhe në Tiranë, ashtus siç pritej. E majta duket se po fiton edhe Bashkinë e Kavajës, me Elvis Rroshin.
Në një total të përgjithshëm, me majta kryeson me avantazh të konsiderueshëm në 44 bashki, ndërsa 13 bashki i shkojnë opozitës.