Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ‘feston’ sot 3 vjet në detyrë. Në një rezyme të punës së bërë këto 3 vite, Tahiri thotë se ka forcë e shpresë për të bërë ende çfarë nuk është bërë. Ministri i Brendshëm falënderon bashkëpunëtorët por ka edhe një falënderim për opozitën.
“Miq! Për mua dhe kolegët e mi, sot bëhen 3 vjet në detyrë. Vështirë të kthesh kokën pas, por jam i bindur se mbi gjithçka kemi arritur, ka plot forcë e shpresë për të bërë gjithçka mbetet ende për t’u bërë. Faleminderit! Të gjithë atyre që besojnë e punojnë bashkë me ne për një Shqipëri më të mirë, më të denjë e më të drejte. Të gjithë kolegëve në qeveri e maxhorancë. Faleminderit ekipit të MB e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit. Të gjithë miqve në FB. Dhe sigurisht, faleminderit edhe opozitës. Më kujton gjithmonë si nuk duhet të jem”, shkruan Tahiri në facebook.
ma.me