John Silver i cili është drejtor i koreografisë së turneve të këngëtares së famshme Beyonce i ka propozuar martesë të dashurës së tij Ashley Everett e cila është kapitene e grupit të vallëzimit të këngëtares.
Everett ishte në mes të vallëzimit derisa Beyonce performonte këngën “Single Ladies”, kur kjo e fundit lëviz disa hapa përpara dhe bënë me dije se dikush do të vinte në skenë. Ky person të cilit e ftoi Beyonce në skenë ishte John Silver. Çifti John-Ashley u përqafuan menjëherë dhe John filloi të fliste në mikrofon për dashurinë që ndjente për Ashley.
“Ajo është mbretëresha ime”, u shpreh me këtë rast John.
Pas kësaj, ai u ul në dy gjuntë dhe nxori unazën me të cilën i propzoi të dashurës së tij. E gjithë ngjarja ka ngjallur reagimet e fansave në rrjetet sociale të cilët e kanë vlerësuar lart gjestin e Beyoncës për t’ia mundësuar këtë çiftit i cili kontribuonte aq shumë në turnetë e saj. ma.me