Autoritetet turke kanë ndaluar sot katër persona në kuadër të një hetimi mbi një kërcënim të mundshëm ndaj Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se megjithatë autoritetet nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të mundshme të tyre me çfarëdo grupi terrorist.
Hetimi kishte nisur pas indikacioneve të agjencisë së inteligjencës për një komplot të mundshëm të ISIS-it ndaj këtyre ambasadave. Tre nga të dyshuarit janë ndaluar në Ankara, ndërsa i katërti në Stamboll. Ambasada britanike është mbyllur sot për shkaqe sigurie.
ma.me