(E përditësuar) Ka përfunduar numërimi në njësinë nr 8 në Tiranë ku fitues ka dalë kandidati i mazhorancës Erion Veliaj.
E njohur si një bastion i PD, lagjia e Lulzim Bashës dhe ku në në zgjedhjet vendore të 2011, Edi Rama humbi me 2300 vota, 4 vjet më pas fiton një kandidat i majtë.
Erion Veliaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të fitojë me 307 vota diferencë kundrejt kandidatit të djathtë Halim Kosova.
Veliaj kalon para në njësinë tetë (lagjia e Bashës)
Edi Rama e kishte humbur me 650 vota në zgjedhjet e fundit, kurse tani Veliaj duket se do të ketë një rezultat të ndryshëm. Fjala eshte per njesine tetë ne Tirane. Mësohet se në minutat e fundit kandidati i majtë ka kaluar 79 vota para në numërimin e kutive të njësisë tetë, një nga “kështjellat” elektorale historike të së djathtës në Tiranë. Një rezultat i papritur, por që I shkon logjikës së votimit të përgjithshëm në kryeqytet.