(VIDEO) Pamje brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

Një avion i vogël tip “Piper”, pa leje fluturimi nga aviacioni civil, u ul sot në mëngjes në Ishëm të Durrësit, duke rikthyer debatin e trafikut të drogës nga ajri.

Disa pamje në brendësi të avionit tregojnë se brenda tij janë gjetur disa dokumente personale të pilotit Guido Andrea Guidi, manuali i përdorimit të avionit dhe shishe me ujë.

Por pavarësisht faktit se në avion nuk u gjet lëndë narkotike, prokuroria është përqendruar në një hetim lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga ana e tij piloti 69-vjeçar ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me trafik droge.

U nisa në mëngjes nga Bari dhe do të udhëtoja për në veriun e Italisë. Meqë koha ishte e mirë, atëherë vendosa të bëj një shëtitje mbi hapësirën ajrore shqiptare. Nuk i lajmërova autoritetet ajrore, pasi ishte një fluturim për turizëm. Kur ndodhesha afërsisht 5 mijë këmbë lartësi avioni pësoi defekt dhe po shihja mundësinë të ulesha. Nga lart dallova hapësirën që mu duk e përshtatshme për të bërë uljen. Në momentin që preka tokën, rrota e avionit u këput dhe mjeti u përplas”.

Kjo është dëshmia e pilotit italian, Guido Guidi, 69 vjeç, dhënë për prokurorët e Krimeve të Rënda – raporton kanali News 24.

Prokurorët konstatuan në vendngjarje një pistë me gjatësi 1.5 deri në 2 kilometra, e cila rezulton të jetë punuar dhe sheshuar me mjete të tonazhit të rëndë ditët e fundit.  Kjo bën që dyshimet e prokurorëve, për një rrjet trafiku drogë të shtohen ndjeshëm.

Nga hetimet e para rezulton se avioni ka mbërritur në Godull në orën 08.45.

Në momentin e uljes, rrota ka pësuar dëmtime, por pavarësisht kësaj ekspertët thonë se piloti ka tentuar të largohet. Por gjatë kësaj tentative, ai ka dështuar, pasi rrota e avionit është këputur dhe mjeti ka rrëshqitur në gjendje të lirë përgjatë afro 100 metrave dhe ka ngelur në disa shkurre, pikërisht në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke verifikuar përmes sistemit TIMS nëse Guidi ka hyrë më herët në territorin shqiptar.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com