Një shofer kamioni mund të përballet me burgun pasi tentoi të shtypë disa emigrantë në Calais të Francës.
Shoferi hungarez Arpad Levente Jeddi u tërbua pasi emigrantët e goditën kamionin me shishe që ai të ndalonte. Shoferi i nxehur shihet teksa kthen kamionin për t’i shtypur.
Por pavarësisht se shoferi deklaroi se donte thjesht t’i trembte, prokuroria hungareze ka kërkuar burg për të./tema/a.k