Real Madrid realizoi një përmbysje të çmendur në fundin e lojës, teksa fitoi me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 95-të. Sporting i Lisbonës shpresoi për fitore kur kryesonte deri në minutën e 89-të, por Cristiano Ronaldo ndëshkoi klubin e adoleshencës me një goditje dënimi të shkëlqyer. Edhe një pikë nuk ishte keq për portugezët, por ishte djaloshi i rikthyer nga Juventus që i dha fitoren skuadrës kampione të Evropës.
Ndërkaq, ish-skuadra e Moratës nuk pati mundësi të merrte fitoren, e frenuar pa gola nga Sevilja, edhe pse pati disa raste. Në shtesë, portieri Rui Patricio bëri mrekullinë pas një goditjeje të Alex Sandros.
Befasues Monaco, që arriti ta ruante avantazhin e pjesës së parë në Wembley, duke mundur 2-1 Monacon. Skuadrat e tjera angleze fituan pastër me rezultate, 4-0 Manchester City kundër Borussia Monchengladbach dhe 3-0 Leicester në Belgjikë, kundër Brugge.
Triumfuese në Varshavë Borussia Dortmund, me fitoren tenistike 6-0 kundër Legias së drejtuar nga Besnik Hasi.
Bayer Leverkusen nuk shkon më larg se 2-2 me CSKA, ashtu si dhe Porto, 1-1 me Kopenhagen. Fitore 3-0 e Lionit kundër Dinamo Zagreb.
d.i.