Qeveria ka akorduar një shumë prej 5 milionë lekësh për familjen e efktivit të vrarë në krye të detyrës Ardian Kodra.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Kodra, ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës u vra në Torovicë të Lezhës gjatë aksionit për ndalimin e një personi me probleme mendore që qëllonte me armë. Shtetasi David Qosja hapi zjarr ndaj grupit të FNSh që mbërriti për ndalimin e tij, duke lënë të vdekur efektivin Kodra. Në ditën e parë të shkollës, minsitri i brendshëm Saimir Tahiri shoqëroi për në klasë djalin e Ardian Kodrës, Suardin./a.m.