Qindra njerëz janë evakuuar nga Tajvani jugor dhe Kina, pasi situata është ende alarmante pasi një stuhi e madhe ka goditur këtë rajon.
Instituti Qendror hidrometeorologjik në Tajvan ka paralajmëruar se disa qytete në jug dhe në lindje të ishullit kërcënohen se mund të goditën nga 5 stuhi me erëra të forta, shi të stuhishëm dhe përmbytje.
Në Tajvan era ka arritur shpejtësinë prej 227 kilometra në orë, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.
“Ky është tajfuni më i fortë gjatë këtij viti që ka ndodhur në botë”, tha një zyrtarë.
Qendra për situata të jashtëzakonshme, tha se pesë persona janë lënduar ndërsa 550,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Rreth 4.000 ushtarë dhe policë u vendosën në rajon në mënyrë që të jenë të përgatitur për ndonjë evakuim të mundshëm që mund të ndodh.
Shkollat , bizneset janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar.
So dangerous outside now in #Kaohsiung, stay inside people! #Meranti pic.twitter.com/JB3xiHMXJA
— Dave Flynn 茶米 (@DaveFlynn) September 14, 2016
Good samaritan taxi driver in the middle is typhoon #Meranti pic.twitter.com/lEEvNoC4mj
— Dave Flynn 茶米 (@DaveFlynn) September 14, 2016