Incidenti u bë publik nga dy partitë, Partia Demokratike dhe LSI. Kreu i grupit parlamentar i PD-së Edi Paloka denoncoi militantët e LSI-së, sipas të cilit kishin tentuar të rrëmbenin kutitë.
Në një dalje për mediet Ylli Manjani i LSI-së, u shpreh se ishin militantët e PD-së ata të cilët kërkonin të rrëmbenin kutitë me votat e qytetarëve.
Ende nuk dihen rrethanat e qarta të kësaj ngjarjeje, ndërsa nga disa foto të publikuara nga “Jeta osh qejf” në Facebook, duket mjaft qarte se është tentuar vjedhja e votave.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe nga fotot duket se ajo po ruan makinën me xhamat e thyer, ndërkohë që shoqëruesit e kutive janë strukur brenda automjetit.