Stanislava Pak, këshilltare e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE përderisa kush të jetë njohja.
Këtë koment, Pak e bëri pas deklaratës së zyrtarit gjerman, Mihaela Rot, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të qartësohet gjithçka me Kosovën.
“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe presidenti i Republikës asnjëherë nuk do ta shkelë atë. Serbia është ushtarakisht neutrale dhe asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë.
Në të njëjtën kohë, kushtet për anëtarësim në BE do t’i plotësojmë përderisa nuk na kërkohet njohja e Kosovës dhe Metohisë”, tha Pak për “Vecernje Novosti”, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se ministri shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, “gjithçka duhet të qartësohet për sa i përket çështjes së Kosovës”. (b.an)