Morteza Mehrzad nuk është vetëm sportisti më i gjatë në lojërat paralimpike “Rio 2016”. Ai është edhe personi më i gjatë në të gjithë Iranin.
Mehrzad është i gjatë 243 centimetra, por është shumë më i shkurtër kur luan sportin e tij – volejboll ulur për ekipin e Iranit në lojërat paralimpike “Rio 2016”, shkruan NBC.
Në moshën 16-vjeçare, derisa ishte më i gjatë se 183 centimetra, Mehrzad u rrëzua nga biçikleta dhe pësoi një lëndim të rëndë të legenit.
Ky lëndim bëri që këmba e tij e djathtë të mos rritej, kështu që ajo tash është 15 centimetra më e shkurtër sesa këmba e majtë, përcjell Koha Ditore.
Mehrzad, që tash është 28 vjeç, i kishte rënë në sy një trajneri të volejbollit ulur gjatë një interviste që e kishte dhënë për një televizion shtetëror para pesë vjetësh në një program për njerëzit me aftësi të kufizuara, citohet Koha. (b.an)