Nje tërmet i vogël të cilin qytetarët nuk do ta ndjenin aspak nëse nuk do të kishte epiqendër të cektë, ishte dridhja e vetme që është regjistruar në oret e fundit ne Shkup.
Këto janë të dhënat e fundit nga Observatoriumi sizmologjik.
Sizmologët këto dukuri i interpretojnë si pasoja respektivisht dridhje të tjera, transmeton kp, që vijnë pas tërmetit kryesor dhe më të madh prej 5,3 ballëve sipas Richter-it që qytetarët e Shkupit e përjetuan të dielën.
“Tani për tani, sipas të dhënave që i posedojmë, atë që e regjistruam, e vlerësojmë tërmetin e të dielës në ora 15 e 10 minuta si dridhjen kryesore.
Dridhjet që ishin, si ajo e mëngjesit rreth orës 7 i vlerësojmë si pasoja pra dridhje të tjera që ndodhin krahas kryesorit dhe të gjithë përveç dridhjes kryesore janë tërmete që vijnë më pas”, deklaroi Dragana Anastasovska, observatori sizmologjik pranë FMN.
E pyetur nëse dridhjet në Shkup kanë lidhshmëri me lajmet për tërmetet në Turqi dhe Greqi ajo hedh poshtë një gjë të tillë.
“Ja, sot në mëngjes kishte tërmet në Greqi, epiqendra ishte në Kefaloni, ishujt e kohës së jonit. Por, megjithatë ato i takojnë tërësisht një grupi tjetër të pikë- takimit që nuk ka lidhje me pjesën qendrore të Shkupit”, tha Anastasovska, referoi Koha. (b.an)