Jane dy emra qe mund te zevendesojne Michel Platini ne presidencen e UEFA-s, ne zgjedhjet e programuara per te merkuren ne Athine: numri nje i Federates Holandeze te Futbollit, Micheal Van Praag, 68 vjec, i cili eshte edhe zv/president i UEFA-s dhe presidenti i Federates Sllovene, Aleksander Ceferin, 48 vjec, per te cilin do te votoje Federata Italiane.
Zgjedhjet do te zhvillohen ne kuadrin e kongresit te 12-te te UEFA-s. Ceferin, i cili ka mbeshtetjen e 32 nga 55 federatat anetare, nuk eshte shprehur entuziast per formulen e re qe do te revolucionarizoje Champions. Sistemi i kualifikimit aktual eshte “nje model ideal”, ka deklaruar Ceferin. Ai eshte shprehur se nje superlige evropiane per klubet eshte “jashte diskutimeve”.