Prej mëse një gjysëm shekulli, industria e sheqerit ka paguar dhe pilotuar qindra kërkime shkencore, duke paguar qindra shkecëtarë, në mënyrë që fokusi të largohej nga sheqeri dhe sëmundjet e shumta që lidhen me konsumin e saj të tepërt, drejt vëmendjes tek yndyrnat dhe kolesteroli.
Kjo është ajo që del në pah nga një kërkim i bërë duke rrëmuar mbi 320 dokumenta të gjetura nga 3 studiues të Universitet të Kalifornisë dhe atij të San Franciscos.
“Ishin në gjëndje që të hiqnin fokusin nga sheqeri për dekada… dezinformimi ka nisur në vitet 60’, dhe duke u bazuar në disa dokumenta të gjetura dhe të analizuara, në 1967, një grup shkencëtarësh të njohur si “Sugar Research Foundation” (sot Sugar Association) kishin paguar për kokë rreth 50 mijë dollarë, disa studiues të Harvard, që të dilnin në konkluzionin se, pa asnjë dyshim, armiqëtë numër një të zemrës janë yndyrnat dhe kolesteroli. Ky “studim” u publikua në New England Journal of Medicine”- shkruhet në artikullin që denoncon mashtrimin gjysëm shekullor.
Por më pas në artikull shkruhet se përse ky lajm ka një rëndësi të madhe. Lobet që hedhin para për të “mbajtur” larg lidhjet me sheqerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare vijojnë dhe tani me punën e tyre dezinformuese./java/a.k