Një prift katolik nga Massachusettsi ishte shpallur zyrtarisht i vdekur për 48 minuta, para se mjekët mrekullisht të arrijnë ta vënë në funksion zemrën e tij. Pasi u kthye “nga të vdekurit”, ai pohoi se e njohu “Perëndeshën”, duke rrënuar pretendimet e Kishës katolike se Perëndia është mashkull.
Prifti 71-vjeçar John Micheal O’Neal pretendon se ishte në Parajsë ku njohu “Perëndinë” të cilin e përshkruan si figurë të ngrohtë e të këndshme nëne.
Pas sulmit në zemër që ndodhi më 29 janar, atë shpejtë e dërguan në spital ku u shpall klinikisht i vdekur.
Mjekët mrekullisht e kanë bërë kthyer në jetë, ndërsa ndonëse besonin se ka përjetuar dëme të trurit, pas 48 minutash u kthye i vetëdijshëm për çdo gjë, transmeton Telegrafi.
Ai e përshkroi përvojën e tij jashtë trupit duke thënë se në Parajsë takoi “Perëndeshën”.
“Prania e saj ishte aq e këndshme dhe inkurajuese; kishte zë të butë dhe qetësues”, tha ai, duke shtuar se nuk ka asnjë problem për të që “Zoti është femër” sepse “ajo është gjithçka për të cilën ka shpresuar, madje edhe më shumë”.
Sipas tij, ai do të përhap zërin për “Nënën e Shenjtë” pa marrë parasysh se çfarë mendojnë për këtë kolegët e tij.