Natë ankthi për një çift italian. Ngjarja ka ndodhur në Pegli, kur një i ri 30-vjeçar së bashku me të fejuarën e tij, janë zgjuar të tmerruar natën, pasi dëgjuar zhurma.
Në banesë u kishin hyrë dy meshkuj, njëri syresh shqiptar, kishin hyrë për të vjedhur. Mediat italiane raportojnë se italiani reagoi. Zbriti nga shtrati dhe nisi të thërriste për ndihmë, por grabitësi iu afrua me pistoletë te koka, duke e kërcënuar që të pushonte. “Ndalo, ose të vrava”- i tha.
Ndërkohë që kishin vjedhur ç’kishin mundur, ata dolën nga banesa, kurse të zotët e shtëpisë njoftuan policinë.
Jashtë hajdutët i priste një makinë, e policia u vu në ndjekje të saj. Mësohet se shqiptari, identifikuar si Bashkim Hoxha, 27-vjeç, iu lëshua policit, për t’i rrëmbyer armën. Por ndërhyrja e efektivëve të tjerë coi në pranga autorët.
Panorama/d.i.