Tetë milionë tonë mbeturina plastike grumbullohet çdo vit në pesë zona të oqeaneve, e çuar atje nga rrymat. Boyan Slat, një 20-vjeçar holandez, ka shpikur sistemin më të madh të mbledhjes së mbeturinave në botë. Një barrierë pluskuese 2000 metra që mbledh mbetjet plastike në një mbajtës me energji diellore.
Pasi ka mbledhur mbi dy milionë dollarë nga donatorë të ndryshëm për realizimin e idesë, shpikja e tij do të instalohet në fund të këtij viti përballë ishullit, në jug të Japonisë. “Mund të mblidhet deri në 42 përqind të mbetjeve”, thotë Slat.