Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, në një intervistë ka deklaruar se është pro daljes së Hungarisë nga BE.
“Brukseli nuk mund të pranojë që vlerat e tij themelore të shkelen hapur.
Ato vende si Hungaria, që ndërton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet të pezullohet përkohësisht ose në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar Asselborn.
Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folur për një modifikim të traktateve të BE-së, në mënyrë që një opsion i tillë të bëhet i mundur.
Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orban kishte akuzuar Asselborn se kishte diskretituar ndërkombëtarisht Hungarinë, citohet Koha. (b.an)