Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes Twitterit në lidhje me numrin e votuesve. Rama ka postuar një foto ku shihen ekspertët nga salla operative e koalicionit të majtë, të cilët mbledhin të dhëna nga të gjitha qarqet e vendit.
Sipas të dhënave të grumbulluara kryeministri është shprehur se ndjehet i befasuar me numrin e madh të votuesve, por edhe për bindjen se koalicioni që drejtohet nga Partia Socialiste ka arritur një rezultat të mirë.
“Salla e të dhënave operative ku ekspertët kanë bindjen se pjesëmarrja befasuese sot ka shumë kuqevjollcë brenda”, ka shkruar Rama.