Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se shpreson se rivalja e tij demokrate në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, “do të jetë mirë së shpejti”, një ditë pasi fushata e saj zbuloi se ajo po vuante nga pneumonia.
“Diçka po ndodhë, por unë vetëm shpresoj se ajo do të jetë mirë dhe do të ktheher në garë dhe ne do ta shohim atë në debat”, tha Trump në një intervistë telefonike për rrjetin Fox News.
Trump, 70 vjeçar, një majnat i patundshmërive, tha se ai e kishte pasur një kontroll mjekësor javën e kaluar dhe do t’i publikoj detajet, pasi t’i ketë marrë rezultatet e testeve, raporton AFP nga Uashingtoni.
“Mendoj se ato do të jenë të mira. Ndjehem shumë mirë, por kur numrat të arrijnë, unë do të publikoj numra shumë specifik”, tha Trump, transmeton REL.
Dy media amerikane kanë raportuar sot herët në mëngjes, se anëtarët e fushatës së Donald Trumpit kanë marrë urdhër që të tregojnë respekt për sëmundjen e rivales Hillary Clinton, dhe të mos postojnë asgjë për këtë çështje në mediat sociale.