Balerina 18-vjeçare e clubeve të natës e njohur me emrin Kristjana Saxobeat është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Pasi u arrestua për grabitjen e një celulari të një biznesmeni 46-vjeçar me të cilin u përfol edhe për lidhje intime, ajo u ndalua sërish nga uniformat blu. Këtë herë ajo akuzohet se ka thyer urdhrin e arrestit shtëpiak që kishte marrë për grabitjen. Kristjana mbahet mend edhe për mesazhet intime me reperin Noizy.
Ja njoftimi i policisë për ndalimin e saj:
Më datë 11.09.2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, shtetasja Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 04.01.1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim Nr. 2203, datë 02.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.m.