Aktori i famshëm shqiptar, Robert Ndrenika, i cilësuar si ndër pak aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, është përballur me një police e cila nuk reshti së çuar deri në fund qëllimin për të cilin paguhet, ta gjobiste.
Aktori, sot në mesditë, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, bashkë me miq e të afërm të tij, po pinte një kafe në një nga lokalet e rrugës “Petro Nini Luarasi”.
Fare pranë, kishin parkuar përkohësisht automjetin.Nuk kaluan pak sekonda që ishin ulur dhe një motor me një polic dhe një police të sektorit rrugor ia behën. Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, duke qenë djem të rinj, kur policja nxori bllokun, ndezën makinat dhe u larguan duke i shpëtuar gjobës.
Kurse aktori i mirënjohur, tashmë në moshë të thyer, iu desh ca që të afrohej tek policja që po shkruante gjobën.
Mes tyre nisi një debat me tone të qeta ku mërzia që e kaploi Ndrenikën ishte e dukshme.
Pas pak, Roberti u kthye sërish në tryezën ku po pinte kafe.
Policja, që shikoni në foto, e cila nuk dihet nëse i ka parë filmat e artistit të madh, ndërsa nuk gjobiti makinat e tjera që u larguan sapo ajo u afrua, shkroi gjobën dhe ia vuri në makinë Ndrenikës. Menjëherë më pas, i hipi motorit ku gjendej një tjetër polic dhe u larguan, mesa duket, krenarë që e kishin vënë dhe një gjobë, këtë radhë, artistit në pension, Robert Ndrenika. /noa.al/a.k
O shqiptare respekt per Robert Ndreniken , por gjoba duhet paguar se parkon gabim edhe se e ke emrin R.Ndrenika, Edi apo Sali