Të ardhurat nga fondet speciale llogariten të kenë arritur në 46.598 milionë lekë gjatë shtatëmujorit të vitit 2016, ndërsa planifikohet të mblidhen 78.501 milionë lekë gjatë gjithë vitit.
Sipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë për periudhën u realizuan në masën 59 % të totalit të planifikuar për tu mbledhur gjithë vitin.
Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat që vijnë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të ardhurat për kompensimin e pronarëve. Këto të ardhura kanë qenë në rritje të vazhdueshme.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 39.098 milionë lekë, të ardhurat nga sigurimet shëndetësore në 6.429 milionë lekë, ndërsa të ardhurat nga fondit i kompensimit të pronarëve llogariten 1.071 milionë lekë.