Çfarë po ndodh me Marco Reus, është kjo pyetja që i bëjnë vetes tifozët e Borussias së Dortmundit. Sulmuesi i kombëtares gjermane nuk ka arritur të zbresë në fushë për asnjë minutë gjatë këtij sezoni për shkak të një dëmtimi në kofshë që nuk e lejoi të merrte pjesë në Euro 2016-të.
Dëmtim ky që papritur po kthehet në një mister sepse fillimisht u mendua se Reus do të kthehej në fushë në muajin shtator por kjo deri tani nuk ka ndodhur. 27-vjeçari po vazhdon fazën e rifatësimit por ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë dhe këtij fakti i shqetësohen më tepër te Dortmundi.
Parashikimet e para ishin që Reus të ishte gati për sfidën e dytë të fazës së grupeve në Champions Leauge ndaj Real Madridit që do të zhvillohet në Westfalen Stadion në datën 27 shtator, por tashmë te Borussia e Dortmundit nuk e dinë realisht se në cfarë date lojtari do të jetë në dispozicion të trajnerit Tuchel, madje mund të nevojiten javë por edhe muaj që Reus të zbresë sërish në fushë. 27-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Borussias së Dortmundit dhe mungesa e tij në skuadër po ndihet.
Përpara ndeshjes ndaj Leipzigut, trajneri Tuchel deklaroi se Reus deri në fund të Shtatorit nuk do të jetë gati, ndërsa drejtori sportiv Michael Zorc shtoi se lojtari ende nuk ka filluar të stërvitet me topin. Të dhëna këto që të bëjnë të mendosh se dëmtimi i 27-vjecarit është shumë më i rëndë sesa parashikohej dhe se rikthimi i tij në fushë mund të mund të vonojë edhe për disa kohë.
Supespor/d.i.