Emirjeta Xhelili, shqiptarja me shtetësi amerikane është akuzuar për krim të urrejtjes, pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë ku ajo ka sulmuar dy gra myslimane.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Brooklyn, kur Emirjeta sulmoi dy gratë muslimane të mbuluara, njëra prej tyre me një fëmijë 11 muajsh në krahë ndersa tjetra duke ecur me shoqen e saj, kanë thënë autoritetet amerikane, shkruan NBC News.
Shqiptarja ka goditur me grusht në kokë njërën nga gratë, ndërsa tjetrën e ka shtyrë në tokë, duke u munduar ta zhvishte nga mbulesa fetare.
Xhelili përballet me akuza që përfshijnë sulme, kërcënime dhe rrezikimin e mirëqenies së një fëmije, kanë thënë autoritetet amerikane.
Zyra e Prokurorit e Qarkut Brooklyn e ka përshkruar incidentin si një krim urrejtjeje.
Avokati i saj ka thënë se klientja e tij nuk ka arrestime te meparshme.
Xhelili u urdhërua që të vendoste si garanci 50,000 dollarë letra me vlerë ose 25.000 dollarë në cash.