Një tjetër tërmet është ndjerë në Shkup, në orët e mbrëmjes.
Saktësisht rreth orës 20:55, në lagjen Novo Lisiçe, një tërmet me intensitet të vogël është regjistruar atje, për të rikthyer panikun te banorët, raportojnë mediet në Maqedoni.
Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 tërmeti ishte me intensitet 3.9 shkallë sipas Rihterit ndërsa në orën 15:10 tërmeti ishte 5.1 shkallë sipas Rihterit.
Dridhjet e tërmetit të orës 15:10 janë ndjerë edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi e Bullgari, citohet Koha. (b.an)