Në territorin e Maqedonisë, por edhe në Kosovë dhe vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë janë ndier së fundi tërmete.
Janë analizuar tërmetet të cilët për disa muaj kanë tronditur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete.
Rajoni i mesdheut është shumë aktive për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10mm në vit me cka përplaset me pllakën euroaziatike.
Kjo përplasje ka nisur para 50 milione viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheut.
Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.
Specialistet sqarojne se dridhjet më të forta sizmike në mesdhe kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peloponezi deri në Kretë e më pas edhe në veriperëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.
Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmit afër Stambollit me 7.6 ku humbën jetën 17 mijë njerëz.
Panorama/d.i.