Partia Demokratike ka shperndare nje fotografi ku duket ish deputeti i PS-së, i larguar nga Parlamenti, Arben Ndoka, ne nje qender votimi ne Diber.
Nderkohe qe sipas demokrateve, administratori i PS-se, Ylli Mikli bashke me vellain e biznesmenit Ymer Lala, Fatbardh Lala po i bejne presion votuesve qe te votojne kandidatin e se majtes, Muharrem Rama.
Më parë, Deputeti i PS-së, Artan Gaçi ka folur për News 24 dhe ka akuzuar PD se po shkakton tensione gjatë procesit të votimit në Dibër.
“Flamur Noka personalisht ka goditur dje disa aktivistë të PS, kam parë edhe të goditurin, kam qenë gjatë dëshmitar. Makina e tyre ka thyer postobllokun e policisë”, tha ai.
Gjon Cen Mehmetit, votus i PS-se ju zbulua vota dhe u shpall e pavlefshme. Ai ishte duke e fotografuar teksa votonte ne QV 1136, ne Dobrove te Peshkopise.
Panorama/d.i.