Bukuroshja londineze Cara Delevingne së fundmi ka deklaruar se ajo ishte “çmendurisht” e dashuruar.Por, duket se supermodelja e njohur është ndarë në mënyrë të fshehtë nga e dashura e saj, muzikantja Annie St. Vincent.
Sipas raportit të “The Sun”, çifti është ndarë pasi që presioni i lidhjes së tyre në distancë të gjatë është bërë “i tepërt”, transmeton Koha.net.
Një burim i afërt me çiftin thotë se “Cara dhe Annie ende kujdesen për njëra-tjetrën, por presioni i romancës me distancë është bërë shumë i ‘tepërt’”.
Spekulimet në lidhje me ndarjen e çiftit kanë filluar kur në festën e ditëlindjes së Caras, muajin e kaluar, nuk ishte prezente Annie. (b.an)