Policia e Librazhdit ka vënë në pranga drejtuesin e një automjeti, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësore teksa ka qenë duke ecur në rrugë.
Siç raporton policia e këtij qyteti Rajmond Sojati 40-vjeç, nga Korça duke drejtuar mjetin tip Autobuz “Benz” me targa AA 986 IF, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin
Murrash Librazhd, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e M.B, 38 vjeçare banuese në Pogradec
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
shqiptarja.com/d.i.