Mëngjesin e sotëm, në ora 6.57, qytetarët e Shkupit u shqetësuan nga një tërmet i cili u ndje fuqishëm në qytet.
Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.
Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale, citohet MIA. (b.an)