Policia e Shtetit ka dhene informacione te reja lidhur me dhunimin e biznesmenit palestinez. Nga informacionet me te fundit, behet me dije se uniformat blu kane shoqeruar 9 persona qe kane dijeni per ngjarjen. Nderkohe ende policia nuk ka nje piste zyrtare per motivet e dhunimit, qe ndodhi pasi u perplas mjeti i biznesmenit.
Njoftimi i policise:
Tiranë
Lidhur me ngjarjen e ditës sotme datë 10.09.2016, ku në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi ” dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M sqarojme se :
Po vijon intensivisht puba për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve.
Në këtë kuadër Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave lidhur me këtë ngjarje të cilët po merrennë pyetje nga oficerët e krimeve.
Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.