Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin bashkiak të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me problematikën e trafikut në sheshin “Skënderbej” pas punimeve nga ana e Bashkisë.
Këshilltarët e LSI-së vendosën që t’i dërgojnë një letër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryetarit të Këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi dhe kryetarëve të grupeve ku kërkohet prej Bashkisë së Tiranës që të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e trafikut dhe të punohet për hapjen sa më parë të Unazës së Vogël të Tiranës.
“Unaza e Vogël e Tiranës është një zgjidhje jo afatgjatë. Të ketë transparencë mbi fazat e projektit. Bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”, tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe bllokimi i qendrës kanë krijuar një situatë alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve. Qytetarët janë të painformuar mbi projektin. Hapja e sezonit të shkollës rëndon më shumë situatën. Në mbledhje e Këshillit Bashkiak të kërkohet informacion për situatën e krijuar”, theksohet në letrën e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës./a.m.
Më poshtë letra: