Fushata për Dibrën ka qenë një fushatë e shkurtër në kohë por intensive në përmbajtje. Këtë e kanë treguar më së miri edhe ngjarjet e ndodhura. Që nga kërcënimi i kandidatit Shehu ndaj një polici te rrahja barbare që ju bë administratorit Nuri Meda, që nga zbarkimi i gjithë politikanëve kryesorë nga të dyja kampet e deri te videoja e famshme e kandidatit Rama që la në mes fushatën për të mjekuar të dhunuarin nga PD, janë momentet që do mbeten në memorjen e të gjithëve, jo vetëm të dibranëve.
Por ka edhe momente që vetëm Dibranët po i përjetojnë e po i shohin çdo ditë, saqë njëri prej tyre shprehet “Spo flemë dot gjumë, s’po mbaron kjo fushatë e mallkuar në të cilën po shohim lloj e soj personi që i kishim parë vetëm në televizor”.
Pikërisht qytetari që na shkruan kështu, na dërgon në redaksinë e Lexo.al edhe foto nga Peshkopia ku lëviz nëpër qytet i famshmi Arben Sefgjini. Historia e të cilit është e njohur për të gjithë, sidomos për moshën e mesme. Sefgjini do të jetë vëzhgues i PD-së në Maqellarë. Po kush ësht Arben Sefgjini? “Arben Sefgjini, -ish-drejtori i pergjithshem i Permbarimit, eshte emeruar në vitin 2008 ne postin e kreut te Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave. Sefgjini, ka qenë ish-zevendës drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Informativ në Kryeqytet në vitet 92-97, është një nga tre personat e akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ai së bashku me dy punonjës të tjerë u arrestua në maj të vitit 2003 ku në përfundim të hetimeve disa mujore rezultoi se kishin konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të torturës ndaj shtetasit maqedonas Remzi Hoxha. Pas vuajtjes së dënimit Sefgjini ka përfituar lirim në bazë të amnistisë së vitit 97″.(Arben Sefgjini është personi në foton (e siguruar nga Lexo.al) i qarkuar me të kuqe).
Përpos Sefgjinit, përpos dhunës së ushtruar nga militanti i PD, shqetësim tjetër është lëvizja e mjeteve në orët e vona të natës me shpejtësi të madhe. Sipas fotos së siguruar nga Lexo.al duket qartë se PD-ja nuk ka kursyer asgjë për këtë fushatë elektorale. Makina të markave super të shtrenjta janë parkuar në Dibër, e ku militantë e eksponentë të PD-së dalin hapur me gjithë pasurinë e tyre dhe flasin për varfërinë e dibranëve. Një paradoks shqiptar padyshim.
Nga interesimi ynë rezulton se shtabi i Partisë Socialiste është akomoduar në hotel Turizmi që nga fillimi i fushatës, ndërsa shtabi i Partisë Demokratike mësohet se frekuenton hotele të ndryshme.
Fotot e mëposhtme tregojnë të famshmin Sefgjin që është caktuar vëzhgues i PD në Maqellarë dhe luksin e shfrenuar të PD-së gjatë kësaj fushatë në një zonë të varfër. Pra PD ka investuar arrogancën dhe persona të dënuar më parë (siç ishte edhe i arrestuari që dhunoi administratorin Meda, Dritan Selishta, që siç raporton policia e qytetit verior, ishte person me precedent të mëparshëm penal) kanë udhëhequr një fushatë së cilës nesër i del rezultati. Edhe sonte dibranët kanë kohë të mendohen./Përgatiti Lexo.al