Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Erion Veliaj ka falederuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shpreh mirënjohjen për të gjithë ato zgjedhës që iu drejtuan qendrave të votimit për të çuar Tiranën në drejtimin e duhur.
Po ashtu Veliaj ka falenderuar edhe të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren e ASHE-së.
“FALEMINDERIT nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në #DrejtimiDuhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!” shkruan Veliaj