Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me mbylljen e procesit të votimit, ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe veçanërisht 7000 efektivët e policisë të angazhuar ditën e sotme në mbarëvajtjen e procesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri Tahiri thekson se ditën e sotme ka fituar qytetaria. Sipas Tahirit, këto zgjedhje vendore treguan se me rëndësi është standardi i zgjedhjeve pavarësisht fituesit.
“Fituesi me i madh eshte qytetaria! Kjo fale qytetareve ne cdo Bashki, fale vullnetit institucional per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme me shume sesa rezultatin e gares. Faleminderit me shume se 7.000 punonjesve te Policise se Shtetit ne cdo cep te Shqiperise, qe kontribuan bashke me qytetaret per te arritur standartet me te larta zgjedhore. Kur fiton procesi, fitues nuk eshte vetem fituesi, por fitojne te gjithe. Ky eshte suksesi i vertete sot. Faleminderit te gjitheve.” shkruan Tahiri