Bossi i firmës së njohur “Zara” është shpallur të mërkurën njeriu më i pasur në botë pasi aksionet e tij patën një rritje të ndjeshme. Ai ka një pasuri prej 79,5 miliardë dollarësh, ose 7 herë GDP e Shqipërisë. Në vend të dytë është Bill Gates me 78,5 miliardë dollarë. Spanjolli Ortega ka vetëm një pasardhëse, vajzën e tij Marta, të cilës besohet t’i japë shumë shpejt drejtimin e kompanisë.