Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, tani drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov më 3 shtator ka qenë në Tiranë për të marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për gjuhën angleze TOEFL me vlefshmëri për 2 vjet, e mbuluar tërësisht me paratë publike, për të forcuar pozitën e tij të punës.
Siç pretendon portali maqedon, Centarnews, diplomën e kishte marrë nga organizata ndërkombëtare British Council, ndërsa Çavkov shoqërohej nga dy makina dhe katër truproja.
“Së bashku me Çavkovin në Tiranë kanë marrë certifikatat edhe rreth 28 zyrtarë aktualë dhe jo aq aktualë qeveritarë nga VMRO – DPMNE dhe BDI-ja.
Qëllimi i tyre ka qenë i njëjtë si Çavkov, po përgatiten për funksione më të mira me mbledhjen e dokumenteve të nevojshme në bazë të ligjit për zyrtarë shtetëror.
Fondet shtetërore janë paguar më parë në British Council Tirana”, shkruan Centarnews, cituar nga Express. (b.an)