Ipeshkvinjtë shqiptarë kanë organizuar sot në Vaun e Dejës një meshë falënderimi për shenjtërimin e nënë Terezës, në katedralen e cila mban emrin e shenjtores shqiptare.
Mesha është kremtuar nga ipeshkvi apostolik Romiro Molinar Engles, ceremoni në të cilën ka marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Mesha e falënderimeve ka mbledhur në katedrale qindra besimtarë të cilët kanë ndjekur nga afër meshën.