Deklaratat e SHBA dhe BE, përmes ambsadorit aeriakn në Tiranë dhe komisionerit Johanes Hahn për zyrtarë të korruptuar në Shqipëri, për shumë shqiptarë kanë bërë bujë si deklarata të forta, por për ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosi nuk janë serioze, madje tallëse nëse në to nuk përmenden emrat e “peshqve të mëdhenj”, siç i ricilësoi ai pas deklaratës së fundit të komisionerit Hahn. Klosi thotë se ndërkombëtarët duhet të thonë emrat dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta.
“Kjo është absurde! SHBA dhe BE po tallen me ne! Nëse Brukseli ka emra le t’i nxjerrë. Kur dalin dhe kërkojnë arrestime, në rradhë të parë duhet të flasin me emra konkretë. Për çfarë I kanë hyrë kësaj pune nëse duan ta bëjnë vërtet? Është budallallëk është e turpshme! Nuk duhet të flasin kot, por të thonë emrat e peshqve të mëdhenj”, madje sëbashku me veprat penale që kanë bërë”, shprehet ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi në një prononcim për gazetën Sot.
Ky eshte nje trap qe se ka shokun!
Ky pret qe USA dhe BE te arrestojne kta mafioze qe edhe ky vete i di mire cilet jane.Ky e di pasi ka pas info teper konfidenciale dhe ben sikur sdi gje.Si do ti arrestoje po kush do ti gjykoje?
Dole edhe ti te hedhesh nje tymnaje kur edhe ti vete je i perzier ne ukera te turbullta.