Për më shumë se 20 vjet ata janë përpjekur që të sjellin në jetë një vajzë, por pavarësisht dëshirës së tyre ata kanë lindur 13 djem. Kjo është historia e një çifti brazilian, Irineu Cruz dhe gruaja e tij Jucicleide Silva, të gatshëm për të vazhduar përpjekjet e tyre deri në arritjen kurorëzuese të qëllimit të tyre.
Të dy në fakt kanë pranuar se duan të lindin edhe më shumë fëmijë, derisa fati të vendos për t’i dhënë djemve të tyre një motër. Anëtari më i ri i familjes ka vetëm një muaj që ka lindur dhe quhet Ronaldo si futbollisti i njohur, por familja mund të krijojë një skuadër të vërtetë futbolli pasi ata janë 13 djem, më i madhi i tyre, Robson 18 vjeç.
Të gjithë në fakt djemtë kanë emrat e lojtarëve të famshëm të futbollit, pasioni i vërtetë i babait të tyre. Ashtu siç tregon burri me profesionin e bujkut, në fakt, ai dhe gruaja e tij kishin rënë dakord bashkë për të gjetur emrat e pasardhësve meshkuj dhe atë të vajzave të tyre, por fati ka dashur që emrat të zgjidhen të gjitha nga babai i tyre.
Familja, e cila jeton në Conceição do Coite, në shtetin e Bahia, kishte shpresuar deri në fund se fëmija i trembëdhjetë mund të ishte vajzë, por as këtë herë nuk ndodhi që dëshira e ciftit të realizohej. “Tani burri im e ka bërë ekipin e tij të futbollit dhe unë shpresoj se herën tjetër unë më në fund mund t’i japë atij kartonin e kuq të ndalesës”, tha gruaja.