Kreu i LSI Ilir Meta ka thirru kryesinë e partisë së tij në një mbledhje këtë pasdite, ndërsa temë e diskutimit ka qenë qëndrimi i kësaj force politike në lidhje me shqetësimet e një sërë maturantëve në lidhje me aplikimet nëpër universitete.
Meta ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe nga Universitetet që të kenë një rakordim më konstruktiv mes tyre, në mënyrë që maturantët të mos përballen me shqetësime.
“Dihet që ka patur disa debate e shqetësime, këtuqëndirmi ynë ka qenë besoj i qartë, në mbështetje të ligjit të miratuar për arsimin e lartë por gjithmonë duke respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin e tyre bazuar në meritë e transparencë.
Nga diskutimet e bëra deri më tani, edhe me grupet ish maturante dhe aplikante për universitete, por edhe me përfaqësues të universiteteve, del qartë se ka një nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë mes Ministrisë dhe Universiteteve, në mënyrëq që të kemi një situatë shumë më të pranueshme ku jo vetëm të rinjtë por edhe prindërit të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë të sigurt për prespektivat ku ata do të hyjnë”– tha Meta./java/a.k