“Nga një avokate greke morëm vesh lajmin e hidhur se djali na kishte vdekur. Policia greke e kishte bërë gati ta varroste djalin, sepse trupin ja kishin futur në arkivol.”.
Ky është rrëfimi tronditës që vjen nga babai i lezhjanit të vrarë në Greqi, 27-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj.
Nikoll Marnikollaj i ftuar në emisionin me ‘Zemër të hapur’ në News 24 pohoi se më datën 8 gusht ai kishte marrë vesh lajmin e kobshëm, ndërsa ajo që e kishte njoftuar për vdekjen e djalit ishte një avokate greke.
Ndër të tjera babai i viktimës akuzoi policinë greke se nuk jepnin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër ai tha se pasi kishin këqyrur trupin e djalit, kishin vënë re shenja dhune në trup.