Kryetari i grupi parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një lidhje telefonike për ‘News24’ denoncoi sot blerjen e votave në Dibër.
Paloka solli në vëmëndje incidentin e një dite më pare në Dibër bën të ditur, gazeta Rilindja Demokratike sot, ku thuhet se Paloka pohoi se administratori i njësisë Tomin, Nuri Meda, dha dëshmi të rreme, pasi ishte ai që po blinte vota dhe jo militantë të PD-së.
Paloka tha se Agron Kuliçaj nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shtoi se PS po ble votat me ndihmën e policisë. “Ka pasur njerëz të angazhuar për blerje vote dhe akte kriminale për zgjedhjet elektorale. Siç e dëgjuat atë dëshminë e rremë sot të administratorit, ai dha lekë për vota. Ne do mbrojmë votën deri në fund”, tha Paloka. /a.m.