PDIU, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka dënuar dhunën e ushtruar nga PD gjatë fushatës zgjedhore në Diber, si pasojë e të ciles është masakruar barbarisht një socialist dibran nga Dritan Selishta, militant i PD. PDIU e vlereson dhunen ndaj administratorit Nuri Meda nje incident te rende.
Më poshtë deklarata e PDIU:
“Nëpërmjet medias mësuam për dhunën e ushtruar ndaj administratorit Nuri Meda. Ky është incidenti më i rëndë i shënuar gjatë kësaj fushate elektorale. PDIU dënon ashpër të gjitha incidentet elektorale që mund të jenë të dhunshme ose të formës së blerjes së votës. PDIU hedh poshtë shpifjet e Partisë Demokratike dhe informon opinionin publik se zoti Nuri Meda nuk është përfaqësues i PDIU në asnjë lloj niveli politik dhe nuk është emëruar prej saj në asnjë lloj funksioni. Megjithatë, dhuna ndaj gjithkujt është e pajustifikuar, qoftë edhe për një grusht vota më shumë. PDIU u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të Dibrës që të përfundojnë fushatën dhe të kryejnë zgjedhjet si qytetarë europianë në respekt të Dibrës dhe dibranëve. Dëshpërimi i humbjes nuk duhet të shndërrohet në akte dhune, shpifjesh apo cënim të votës së lirë të qytetarëve. Në fund, PDIU thekson se askush nuk guxon të prekë as sot, as në të ardhmen një person politik të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të kujtdo niveli qendor apo vendor”.
ma.me