Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë paradites të së premtes në qytetin e Rrëshenit.
Një person ka mbetur i vrarë pasi i është bërë atentat me armë zjarri. Viktimë e krimit ka mbetur shtetasi Saimir Jaku. Ky person është qëlluar me armë zjarri brenda një lokali. Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi të, e më pas u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur.
Saimir Jaku ka shërbyer si drejtori i tensionit të lartë për zonën e veriut në OSHE. Ai u shkarkua nga detyra 1 javë më parë. Nuk dihen ende motivet e krimit ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta në zonë për neutralizimin e autorëve.