Agron Hysa specialist në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së Palasës, ku Jorgo Zani masakroi me hanxhar kushëririn e tij 12 vjeçar.
“Po të bëjmë një analizë, me datë 17 salla e drejt komandimit në Vlorë merr një informacion që një trup fëmijë është gjetur në rrugë. Me vajtjen në vendngjarje sipas përshkrimit policia ka gjetur trupin e një fëmije mashkull. Kanë ndjekur gjurmët e gjakut dhe kanë shkuar në shtëpinë e Jorgo Zanit. Më të vajtur i kanë bërë thirrje të hapë derën, Ka refuzuar dhe policia është futur me forcë dhe kanë gjetur kokën e fëmijës. Ka pasur edhe armë të ftohtë. Policia duke qenë përpara një situate të tillë ka ndërhyrë. Nga ana e policisë Jorgo Zani ka qenë i identifikuar edhe më parë. Në bazë të ligjit për shëndetin mendor, të gjithë specialistët e zonës e kanë për detyrë të evidetojnë njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Nuk është evidentuar si person i rrezikshëm”, tha ai ne studion e Opinion.