Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar me arritjen e marrëveshjes për targat, e cila do të fillojë së zbatuari jo më vonë se në muajin nëntor të këtij viti. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri deklaroi se sot pas 9 orë bisedimesh, është arritur marrëveshja e reciprocitetit mbi targat e automjeteve.
Sipas saj, me këtë marrëveshje nuk do të përdoren më targat prova nga ana e Serbisë, por do të ketë vetëm një letër ngjitëse për tabelat me shtetin tjetër. Ajo shtoi se marrëveshja hyn në fuqi kur të dyja shtetet bëjnë përgatitjet, por jo më shumë se në nëntor. Tahiri tha se tema e asociacionit nuk është fare në rend ditë në këtë raund të dialogut. Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të dy delegacionet do të japin vlerësimin për rivitalizimin e urës së ibrit pas fillimit të punimeve.